Hoti: Më kuptojnë vetëm ata që e dinë si është të rritesh pa baba

10:46 | 27 Prill 2018

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit gjate seancës se mbajtur për te pagjeturi tha se sot pas 19 vitesh akoma shumë njerëz mungojnë pranë më të dashurve të tyre, raporton Arbresh.info.

“Sot është një ditë e shenjtë dhe po kam emocione por më kuptoni. Sot thirrëm këtë debat jo vetëm për të ndarë dhimbjen me familjarët, por për të kërkuar zgjidhje dhe t’i japim fund këtij ankthi 19 vjeçar. Këtë ndjenjë e kuptojnë ata që kanë humbur dikë, si është të rritesh pa baba”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, Kosova ka fakte për gjenocidin që e ka kryer Serbia dhe duhet të shfrytëzohen./Arbresh.info/

Lajmet më të lexuara