Shala: Kosova e gatshme për investime të huaja

11:48 | 10 Korrik 2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala të mërkurën ka takuar sipërmarrës nga Turqia.

Shala përmes një postimi në facebook ka shkruar se kanë diskutuar për kushtet e Kosovës për investitorët e huaj, shkruan arbresh.info.

“Kisha kënaqësinë që të pres sot sipërmarrës nga Turqia, që diskutuam për kushtet që i ofron Republika e Kosovës për investitorët e huaj. Kryetarit të organizatës DEIK, z.Nail Olpak dhe kolegëve të tij iu tregova mundësit që i ofron Kosova, siç është mbrojtja e investitorëve të huaj, ku i garantohet i gjithë investimi. Për më tepër, përveç sistemit efikas të taksave, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë, duke ju ofruar investitorëve të huaj vetëm 10% në profit të korporatave dhe vetëm 5% kontribut të detyruar të pensioneve dhe një nder benifitet kryesore që investitorët kanë në Kosove është taksa në dividendë e cila është 0%”, ka shkruar Shala.

I pari i MTI-së ka shtuar se më 1 shtator hynë në fuqi marrëveshja për tregti të lirë mes Kosovës dhe Turqisë.

“Po ashtu Kosova dhe Turqia kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lirë, që do të hyn në fuqi më 1 shtator të këtij viti dhe e cila lehtëson tregtinë në mes të dyja vendeve. Kosova me Ligjin për Investime Strategjike ka krijuar lehtësira të jashtëzakonshme për investitorët e huaj, e në këtë rast edhe për ata nga Turqia. Një falënderim për shtetin turk që ka zgjedhur Kosovën për t’i hapur disa nga bizneset më të mëdha në Ballkan”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara