Qytetarët hanë bakllava në qendër të Prishtinës

14:30 | 14 Maj 2018

Vetëm dy ditë para se të nisë Muaji i Ramazanit, në Prishtinë është përgatitur një bakllava gjigante.

Bakllavaja, e cila kishte përmasat mbi 2 metra dhe me hartën e Kosovës është shërbyer sot nga ora 14:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.

Qëllimi i organizatorëve është që viteve të tjera të bëjnë bakllavanë edhe më të madhe që ta thyejnë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale