Promovohet shoqata për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, institucionet e shtetit injorojnë këtë ngjarje

17:48 | 16 Prill 2019

Të martën është promovuar shoqata Drejtësi për të Gjithë e themeluar me iniciativën e Vasfije Krasniqit- Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, raporton arbresh.info.

Krasniqi ka kërkuar drejtësi nga Institucionet kosovare.

“ Nuk ka qenë për mu që në moshën 17 vjeçare të kërkoj drejtësi, kam kërkuar drejtësi nga UNMIK e EULEX ndërsa sot po kërkoj drejtësi nga shteti im”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka shtuar se do të shkoj edhe në Kongresin Amerikan për të kërkuar drejtësi.

“ Për rastin tim dhe për rastet e tjera do të shkoj në Kongresin Amerikan dhe të kërkoj drejtësi”, ka thënë ajo. “Ne nuk po duam hakmarrje ndaj Serbisë por duam drejtësi”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndërsa Feride Rushiti, drejtoresh e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, ka thënë se pa drejtësi nuk do të ketë qetësi shpirtërore.

“Është emocione provimi i kësaj organizate sepse po e targeton një fushë të paprekur fare por ne nuk duhet ndaluar pa kërkuar drejtësi. Pa pasur drejtësi nuk do të ketë qetësi shpirtërore”, ka thënë ajo.

E eksperti, Valon Murati me fshehjen e dhunës seksuale po kryhet edhe një krim

“ Është arritje për ne si shoqëri që keni arritur ta nxjerrim një krim që është fshehur 20 vite. Krimi që u ka ndodhur viktimave seksuale është mbajtur i fshehur e shpesh herë duke përjashtuar edhe nga bashkësitë familjarë”, ka thënë Murati.

Ndërsa drejtori i organizatës Drejtësi për të Gjithë, Nafi Krasniqi, ka thënë se vënia e drejtësisë ka dështuar dhe me këtë kësaj familje i është bërë një krim i dytë.

Siaps tij, ka shumë fjalë rreth procesit dhe familja do të dal me një publikim të plotë të të gjithë procesit.

Krasniqi i cili është edhe vëllai i Vasfijes ka thënë se përmes organizatës do të kërkojnë drejtësi për të gjitha krimet e luftës.

“Kjo shoqatë do të merret me hulumtimin, faktimin e të gjitha viktimave të luftë dhe kërkimin e drejtësisë për këto raste. Ne po e shohim se beteja për drejtësi është më e rëndë sesa beteja e luftës”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu është shprehur i zhgënjyer me përkrahjen institucionale.

“Është zhgënjyese me qenë pjesë e këtij vendi, deputetët dhe liderët e tjerë e kanë obligim moral t’i shërbejnë këtij vendi”, ka përfunduar ai.

Ndryshe në këtë takim ishte i pranishëm, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deputetet, Saranda Bugujevci, Blerta Deliu, Armend Zejna dhe Xhevahire Izmaku. Organizimi u shty për rreth gjysme ore pasi u bë e ditur se pjesëmarrjen kanë konfirmuar edhe tre ministra të cilën nuk morën pjesë./Arbresh.info/

 

🔴#LIVE Promovohet Shoqata Drejtësi për të Gjithë (DPG), e cila është themeluar me iniciativë të Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 16 avril 2019

Lajmet më të lexuara