Prokuroria e cilëson si “vdekje të dyshimtë” rastin e ish-prokurorit, Agron Matjani

12:16 | 5 Dhjetor 2019

Prokuroria Themelore në Prizren e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë” rastin e ish-prokurorit, Agron Matjani.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., – ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij”, thuhet në njoftimin për medie.

Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./arbresh.info/

Gjendet pa shenja jete ish- prokurori, Agron Matjani

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara