Mbrojtja kundërshton aktakuzën ndaj deputetëve të VV-së

10:23 | 1 Dhjetor 2017

Mbrojtja në rastin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend ka kundërshtuar aktakuzën.

Mbrojtja ka deklaruar se klientët e tyre nuk i kanë kryer veprat për të cilat po akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, shkruan arbresh.info.

Sipas tyre, nga veprimet e tyre që janë bërë për mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, janë dëmtuar edhe atë vetë.

Sipas tyre, veprimet e tyre kanë pasur qëllim kryesor që ka qenë paqësor, mos lejimin e mbarëvajtjes së seancës së Kuvendit e asesi dëmtimin e ndonjë deputeti./arbresh.info/

Drejtpërdrejt nga Gjykata Themelore e PrishtinësVazhdon seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Posted by Arbresh.info on Freitag, 1. Dezember 2017

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara