Konjufca: Programi qeverisës 2017-2021, listim i dëshirave të bukura

11:33 | 7 Dhjetorë 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Programi Qeverisës i Qeverisë Haradinaj 2017-2021 është një listim i dëshirave të mira e të bukura.

Konjufca ka kritikuar këtë program në seancën e sotme të Kuvendit duke thënë se në këtë program vetëm shpjegohen nevojat e qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Vëllimi i programit qeverisës është mjaft voluminoz. Por nuk ka kurgjo në këtë program 140 faqesh përpos listimit të dëshirave të mira e të bukura dhe shpjegimit të nevojave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, nuk ka asnjë plan të hollësishëm se si do të vihet deri te ngritja ekonomike për 7 për qind.

Ai ka shtuar se kjo është e vetmja Qeveri në të buxheti shqyrtohet para Programit të Qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale