Islam Pacolli: Jemi të gatshëm të votojmë buxhetin edhe të dielën

11:09 | 7 Dhjetorë 2017

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se AKR e përkrah buxhetin e vitit 2018 dhe se do ta votoj atë kurdoherë.

“Ne kemi diskutuar dy ditë për buxhetin dhe ka pasur jashtëzakonisht shumë debat dhe janë dhënë sugjerimet”, ka thënë Pacolli, shkruan arbresh.info.

Pacolli ka thënë se shpreson që Qeveria t’i marr parasysh propozimet që janë bërë.

Sipas tij, AKR është e gatshme që edhe të dielën të votoj për këtë buxhet nëse caktohet seanca për atë ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale