Harrone “Zanën” e Ramush Haradinajt, Avdullah Hoti bëhet hit duke kënduar “Destan Begun”

10:28 | 29 Maj 2020

Politikanët na befasojnë me diçka të papritur si në sferën e politikës po ashtu edhe në atë të hobit.

E, si duket dëshirën për këndim nuk e ka vetëm ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që i këndoi “zanës”, shkruan arbresh.info.

Njëjtë edhe Rexhep Selimi edhe Agim Bahtiri ia krisën këngës në tigujt e çiftelisë.

Por, tradita vazhdon, edhe mandatarit për kryeministër, Avdullah Hoti, i pëlqejnë tingujt e çiftelisë, e atë e kishte bërë në kohë të zgjedhjeve një odë në Rahovec.

Hoti, me shumë ëndje e këndon këngën e “Destan Begut”, e ku shihet i gëzuar nga vargjet e kësaj kënge./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara