Gjilani në pritje të dy presidentëve shqiptarë, Ilir Meta e Hashim Thaçi

11:03 | 27 Nëntor 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.

Qytetarë të shumtë të Gjilanit kanë dalë në qendër të qytetit në pritje të dy presidentëve shqiptarë, pavarësisht motit të ligë që po mbretëron, shkruan arbresh.info.

Garda ceremoniale e FSK-së tashmë është përgatitur për të pritur dy presidentët./arbresh.info/

Drejtpërdrejt nga Gjilani: Atmosfera e manifestimit qendror të 28 NëntoritGarda ceremoniale e FSK-së në pritje të presidentëve të Kosovës e Shqipërisë, Hashim Thaçi e Ilir Meta

Posted by Arbresh.info on Montag, 27. November 2017

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale