Ahmeti: Institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura në rastet e fatkeqësive natyrore

18:05 | 2 Dhjetor 2019

Pas tërmeteve që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në Shqipëri, thuhet se edhe Kosova mund të jetë e rrezikuar.

Për këtë ka reaguar Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave i cili ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të kenë reagim profesional nëse Kosova përballet me ndonjë fatkeqësi natyrore, shkruan arbresh.info

Sipas tij institucionet shtetërore duhet të garantojnë reagim të koordinuar dhe profesional.

Postimi i plotë i Tahir Ahmetit:

Institucionet e sigurisë në Kosovë duke përfshirë edhe ato emergjente, duhet që të marrin mësime nga tërmetet e fundit në Shqipëri. Në rast të ndonjë fatkeqësie të mundshme natyrore tek ne, në këtë rast të tërmeteve, do duhej një reagim profesional dhe jo emocional, që nga ndërhyrjet operacionale e deri te riaftësimi.

Për këtë, duhet të testohet sa më shumë në terren dhe me të gjitha elementet përbërëse, reagimi dhe koordinimi shtetëror në rast të incidenteve me karakter kombëtar.

Do të duhej që Qeveria të garantojë qytetarët e Kosovës se në raste të këtilla të supozuara, reagimi kombëtar duhet të jetë i plotë, profesional dhe efektiv.

Sepse, jodomosdoshmërisht institucionet shtetërore mund të parandalojnë të gjitha të këqijat që mundë të vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Porse, patjetër që institucionet shtetërore duhet të garantojnë reagim të koordinuar dhe profesional

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara