Abrashi: Po identifikojmë akset më të rrezikshme rrugore

10:48 | 14 Korrik 2020 | Elmedina Ballazhi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka mbledhur krerët e sigurisë për të rritur nivelin e sigurisë në rrjetin rrugor.

Për këtë, Abrashi thotë se është i nevojshëm një plan, dhe se duhet angazhim i secilit, raporton arbresh.info.

“Duke e parë se në Kosovë ka vazhdimisht rritje të numrit të automjeteve, siguria rrugore është bërë një nga problemet kryesore në shoqërinë tonë. Përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve. Pa koordinim nuk mund të kemi përmirësim të gjendjes në komunikacionin rrugor, dhe secili jemi përgjegjës”, është shprehur Abrashi.

Duke përmendur sfidat kryesore, ai paralajmëroi se së shpejti do të bëhet rishikimi i strategjisë rrugore, dhe se  do të formohen grupe punuese për siguri rrugore në nivel rajonal.

“Do të identifikohen akset më të rrezikshme rrugore. Do të zgjerohet ekipi edhe me përfaqësues nga shoqëria civile që do të ndihmojnë në rishikimin e strategjive.”

Këto komente ai i ka bërë në konferencë për media, në të cilën u prezantua raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”, dhe u diskutua kryesisht për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara