1,637 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07:57 | 20 Tetor 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17,009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,637.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka thënë se mbyllja e tërësishme nga COVID-19 është opsioni i fundit.

Zemaj deklaroi kështu gjatë vizitës që i bëri Qendrës Korrektuese në Lipjan ku qëndroi bashkë me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi dhe drejtorin e Shëndetësisë në burgje, Milazim Gjocaj.

Ministri po ashtu ka kërkuar nga gastronomët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19.

Ndryshe, po një ditë më parë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas rritjes së rasteve me COVID-19, janë ndaluar sërish vizitat familjare, vizitat e organizatave joqeveritare dhe vikendet për të burgosurit.

Në njoftim thuhet se kjo ndalesë fillon së zbatuari nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.

“Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të rritet numri i personave të infektuar me coronavirus, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 118 raste të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara