Policia mbylli dje 12 lokale dhe shqiptoi gjoba në vlerë prej 2600 eurove për mos respektim të masave

20:59 | 2 Gusht 2020

Policia në Prizren mbyll 12 lokale, shqipton 7 dënime për mosrespektim të masave Anti-Covid.

Dy ditë më parë, u panë grumbullime të shumta të qytetarëve nëpër kafiteri.

E kjo gjë shtyu të parin e Ministrisë së Shëndetësisë që të reagojë në një konferencë për media, ku tha që një mosrespektim i tillë i masave mund të përkeqsojë situatën pandemike në Kosovë.

Andaj, edhe iu bëri thirrje Policisë e Inspektoratit, që t’i shtojnë kapacitetet e tyre në terren dhe që të mos falen shkelësit e këtyre masave.

E këto thirrje, sic duket nuk ranë në vesh të shurdhër.

Policia e Kosovës, së bashku me inspektoratin, inspektuan disa kafiteri në kryeqytet.

Edhe në Komunën e Prizrenit, Policia e Kosovës, zhvilloi disa aksione.

Aty mbylli 12 lokale si dhe shqiptoi disa gjoba për mosrespektim të masave anti-covid.

Por, këto dënime po shihen si antikushtetuse nga juristët.

Tutje Gashi hedh kritika ndaj Qeverisë, mbi përdorimin e maskave.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së shtunë, ka paralajmëruar ashpërsimin e masave.

Sipas tij, rritja e numrit të rasteve, dhe mosrespektimi i masave janë dy indikator që mund të dërgojn deri tek marrja e këtij vendimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara