13 orë bisedime për prefiksin dhe – asgjë

09:04 | 16 Qershor 2015

Bisedimet e djeshme ndërmjet Kosovës e Serbisë kanë qenë shumë vështira rreth prefiksit telefonik, tarifat dhe interkonjeksionet, bisedat kanë zgjatur më shumë se 13 orë dhe se ato për këtë çështje nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Në bisedimet që kanë filluar dje synohet arritja e marrëveshjes për telekomunikacion dhe për çështje të tjera.

“Çështje thelbësore është se si do të ndahet numri thirrës-prefiks, kush do të jetë pronar i prefiksit nëse ndahet, si do të funksionojë kompania e re, a do të licencohet e tëra dhe si dhe si do të jenë tarifat”, ka thënë udhëheqësi i delegacionit serb të bisedimeve Marko Gjuriq i cili, transmeton tanjug dhe përcjell Koha.net, ka shtuar se këto tarifa duhet të jenë si “deri më tash pasi thirrjet nga Kosova për ne janë lokale”, ka thënë ai.

“Tani duhet krijuar garancitë juridike që operatorët, përkatësisht kompanitë që funksionojnë në Serbi e në Kosovë, si pjesë e Serbisë, të merren vesh ndërmjet t vetes”, thotë Gjuriq i cili nuk dëshiron të pranojë se Kosova tashmë është e ndarë nga Serbia dhe e njohur nga më shumë se 100 shtete të botës.

Sot në Bruksel priten bisedime edhe për formimin e Asociacionit serb të komunave.

Nga pala e Kosovës nuk ka pasur ndonjë prononcim lidhur me zhvillimin dhe ecurinë e bisedave të zhvilluara dje.

Më herët çështja e prefiksit ishte paralajmëruar si e kryer dhe sipas këtij paralajmërimi kërkesën për prefiks do ta bënë te Austria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara