12 mijë lëndë mbesin të pazgjidhura në Gjykatën e Apelit

11:29 | 11 Korrik 2019

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Gjykata e Apelit ka përfunduar mbi 8 mijë lëndë, kurse 12 mijë e 10 lëndë tjera kanë mbetur të pazgjidhura, raporton arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur vet kreu i kësaj gjykate, Hashan Shala në një konferencë për medie.

“Në 6 mujorin e parë të këtij viti kemi arritur ti kryejmë 8 mijë e 700 lëndë. Ky është një rezultat i gjithë stafit të Apelit.12 mijë e 10 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura”, u shpreh Shala.

Por, probleme sipas tij ka në divizionin publik. Mirëpo, Shala premtoi se gjatë këtij viti do të përfundojnë të gjitha lëndët e vjetra.

“Probleme kemi me divizionin civil, edhe pse në këtë divizion kemi kryer më së shumti lëndë. Në këtë divizion kemi mbi 10 mijë lëndë. Unë shpresoj se brenda këtij viti do t’i përfundojmë edhe mëto lënë të vjetra. Ai u kërkoj falje qytetarëve, lëndët e të cilëve janë në pritje për vite të tëra”, tha ai.

Sipas tij, në vitin 2019 kjo gjykatë ka nisur punën me 18 lëndë të pa zgjidhura. në vitin 2018 në Gjykatën e Apelit lëndë kundër korrupsionit në Gjykatën e Apelit vitin 2018 i kemi pasur 45 lëndë kanë arritur deri në fund te muajit qershor. Nga 1 korriku në Gjykatën e Apelit ka nisur edhe departamenti special, ku menjëherë ka filluar shqyrtimin e lëndëve nga Prokuroria Speciale. Shala e pranoj se deri tash më shumë është punuar për sasi se sa për cilësi, si pasoj e ngarkesës së gjyqtarëve me lënë të shumta.

“Ne sot po punojmë më shumë për sasi se sa për cilësi,” u shpreh Shala.

Sipas tij aktualisht në departamentin ekonomik janë 450 lënë, të cilat pritet të zgjidhen nga dy gjyqtarë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara