Haradinaj: Në UÇK ka pasë edhe femra në front të luftës

13:21 | 12 Shtator 2019

Është promovuar  libri “ Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit”  të autores, Fetnete Ramosaj.

Në këtë promovim, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se janë mbledhur për të shënuar një sukses, një të arritur të një vajze luftëtare, duke theksuar se në UÇK ka pasur edhe vajza, që kanë qenë në vijë të frontit, duke kryer detyra të ndryshme, si mjeke, kroniste, në informim, në menaxhim, deri në vijat e frontit.

“Jemi mbledhë për me shënuar një sukses, bëhet fjalë për një femër një vajzë luftëtare. Që është me rëndësi me e cekë që në UCK  ka pasë edhe vajza edhe ka  qenë në vijë të frontit, kanë kry detyra të ndryshme, dikush mjeke, dikush në informatë, dikush në menaxhim, disa deri edhe në vija të frontit. Edhe në kohën e UCK-së femra ka qenë pjesë e luftës dhe ka kontribuar edhe në front edhe në familje” tha Haradinaj./Arbresh.info/

Haradinaj: Në UÇK ka pasë edhe femra në front të luftës

Haradinaj: Në UÇK ka pasë edhe femra në front të luftës

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 12 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara