100 ditshi i Qeverisë Hoti, GLPS gjenë një sërë mangësish

10:24 | 16 Shtator 2020

Një sërë mangësish kanë gjetur Grupi për Studime Juridike dhe Politike në 100 ditshin e qeverisjes së Avdullah Hoti.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha tha se partia që premtoi një qeveri më 12 ministra dyfishoi numrin e zv.ministrave, shkruan arbresh.info.

“LDK pati premtuar një qeveri të vogël më 12 ministri por e njëjta nuk e mbajti fjalën dhe dyfishoi numrin e zv.minitrave. Koalicioni dëshmoi se s’ka dakordim në disa pika. Për shkak të mungesës së shumicës parlamentare kjo po ndikon në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Çka do të ndodh me ligjin e pagave “.

E Njomza Arifi tha se Qeveria Hoti ka dështuar të bëjë unike skenën politik, e opozitë e pozitë për dialogun më Serbinë.

“Lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 është një tjetër dështim i kësaj qeverie. Kemi numër të lart të të infektuarve. Qeveria ka dështuar të sigurojë testime për qytetarët. Gjatë këtyre 100 ditëve kemi parë se Qeverisë Hoti i mungon platforma për dialog. Rezultatet e takimeve të para në Bruksel e Washington janë të paqarta. Qeveria Hoti ka dështuar të bëjë unitet në parti për çështjen e dialogut”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara