10 femrat më të votuara në gjithë Kosovën

14:29 | 7 Nëntor 2019

Më gjashtë tetor qytetarë të shumtë të vendit iu drejtuan kutive të votimit. Duke besuar në ndryshim të mirë të Kosovës qytetarët zgjodhën që votat e tyre t’i drejtonin për kandidatët dhe partitë t2ë cilëve u besuan.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të publikuara sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese në vend, me 220.811 vota ose 26,29%.

Lidhja Demokratike mori 206.458 vota apo 24.46%, PDK 178.645 vota apo 21.16%, AAK-PSD 98.883 vota  apo 11.48%

Por nga të gjitha këto parti pati edhe shumë femra të cilat grumbulluan numër të madh të votave, shkruan Indeksonline.

Bazuar në rezultatet e përgjithshme për kandidatët në vend, del që Vjosa Osmani është padyshim femra më e votuar edhe si bartëse e listës së LDK-së, duke u pasuar nga ish-deputetja Albulena Haxhiu, Mimoza Kusari e kështu me radhë.

Këto janë 10 femrat më të votuara për deputetet të Kuvendit të Kosovës:

  1. Vjosa Osmani 176 mijë e 188 (LDK)
  2. Albulena Haxhiu 46 mijë e 861 (LVV)
  3. Mimoza Kusari 22 mijë e 553 (LVV)
  1. Saranda Bogujevci 18 mijë e 518 (LVV)
  1. Marigona Geci 17 mijë e 740 (LDK)
  2. Yllza Hoti 14 mijë e 810 (LVV)
  1. Eliza Hoxha 9 mijë e 303 (PDK)
  1. Ariana Musliu-Shoshi 8 mijë 831 (PDK)
  1. Time Kadrijaj 8 mijë e 061 (AAK)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara