Sot caktohet seanca për votimin e Qeverisë së re

07:01 | 2 Qershor 2020

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 për të diskutuar rreth caktimit të seancës, ku pritet të votohet Qeveria e re.

Mbledhja do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, kërkesa e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ndryshe shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, dje ka thënë se e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë, për të mërkurën në orën 11:00.

LDK e dorëzoi kërkesën për seancë, pasi Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë, sipas të cilit i ka dhënë të drejtë dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK’së për kryeministër.

LDK pritet ta formojë Qeverinë e re në një koalicion me AAK’në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

AKR ka thënë se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ri, por do ta votojë Qeverinë Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara