Në emër të qytetarëve, kryeministri shpreh ngushëllime për viktimat në aksidentin e sotëm

19:30 | 8 Korrik 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emër të tij dhe të të gjithë qytetarëve ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj, të cilët gjatë ditës së sotme, humbën pesë anëtarëve të familjes së tyre, në një aksident tragjik.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bashkëatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik.

Postimi i plotë:

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël – Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj.

Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushllimet më të sinqerta familjes Sadikaj.

Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik!”./arbresh.info/

 

 

Lajmet më të lexuara