1 miliard e 800 milionë euro i solli diaspora gjatë 2018-es

09:42 | 24 Prill 2019

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka folur për rendësin e remitencave për zhvillimin ekonomik në Kosovës.

Sipas tij, diaspora e Kosovës gjatë vitit 2018, ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro gjatë vitit 2018

“Po flas me të dhënat e vitit 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, me një rritje vjetore prej 5.5 për qind. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitancat”, tha Mehmeti, shkruan Telegrafi.

“Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë realizuar nga bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliard euro, që do të thotë janë 1 miliard e 800 milionë euro për vitin 2018”, tregoi ai.

Deklaratën e Guvernatorit Mehemtit, rreth remitencave mund ta ndiqeni prej minutës 19:00 – 21:25.

Remitencat sipas tij, janë infuzion i mirë për ekonominë e Kosovës

“Remitencat janë një ndër financuesit kryesor të rritjes ekonomike. Është fakt që pjesa dërmuese e këtyre remitencave që shkojnë për konsum, që një mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen ekonomike, mirëpo është mirë që të adresohet kjo çështje prej konsumit tek investimet”, ka thënë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara