​Veseli viziton Kabashin e Prizrenit: Kemi propozuar ligj të posaçëm për ta mbrojtur këtë lokalitet

20:12 | 18 Tetor 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka zgjedhur zonën e Kabashit në Prizren për të kaluar ditën e diele.

Ai ndalesën e parë e kishte te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka nga periudha e bronzit të hershëm.

“Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka thënë Veseli.

Ai thotë se zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë, që meriton të eksplorohet nga më shumë vizitorë.

“Ndalesën time të parë e pata te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka prej bronzit të hershëm. Mandej vizitova edhe shtabin UÇK-së, që qëndron aty si dëshmi për patriotizmin e madh të banorëve të kësaj krahine”.

“Në fund u ngjita në majat e bjeshkëve të Kabashit prej ku mund shikohet një pjesë e mirë e Kosovës. Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë që meriton të eksplorohet nga më shumë…

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 18 octobre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara