​Thaçi bën homazhe në Reçak

07:12 | 10 Dhjetor 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të bëjë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mohoi këtë masakër duke e quajtur trillim.

Thaçi ka njoftuar se do të bëjë homazhe në orën 11:30, në kompleksin përkujtimor.Thaçi kishte reaguar pas deklaratave të Vuçiqit duke thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara