​Sot hapet panairi veror në Deçan

07:18 | 19 Korrik 2019

Sot dhe nesër në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2019’’ në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në Deçan behët hapja e panairit veror në qendër të qytetit të Deçanit.

Panairi do të hapet në ora 16:00 në qendër të kësaj komune, saktësisht te sheshi “Mentor Tolaj”.Hapjen e panairit do ta bëjë Ramosaj, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, përfaqësues nga Komunat Plavës dhe Gucisë, zyrtarë institucionalë, deputetë, etj.

Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të Ditëve të Diasporës, ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave të tjera./

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara