​Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

08:19 | 1 Nëntor 2020

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Për nder të kësaj dite zëvendëskyreministri, Besnik Tahiri do të bëjë homazhe te varri i tij në fshatin Turuqicë të Podujevës dhe te shtatorja në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara