​Promovohet libri “Bir i Atdheut”

07:23 | 10 Janar 2019

Sot promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi.

Libri nëpërmjet një rrëfimi autentik, paraqet zhvillimet historike të fillimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë dhe jetën e veprën e dëshmorit, Naser Hajrizi, i rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit 1981, në qendër të Prishtinës, së bashku me shokun e idealit, Asllan Pirevën.

Autor i librit është veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi. Promovimi i librit bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00.

Shpërndaje në rrjete sociale