​Kandidatët për studentë e ftojnë rektorin për debat publik

11:39 | 30 Shtator 2015

Kandidatët për t’u bërë studentë të Fakultetit të Mjekësisë edhe sot janë mbledhur para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, por jo për ta bllokuar derën e këtij institucioni, por për t’i bërë një ftesë publike rektorit Ramadan Zejnullahu.

Sipas pretenduesve për t’u bërë studentë ata nëpërmjet një konference e cila pritet të fillojë pas pak do t’i bëjnë thirrje publike rektorit Zejnullahu për debat në mënyrë që këta t’i shpallin argumentet e tyre që ata se i kanë për të fituar të drejtën që të regjistrohen në vitin e ri akademik 2015/2016 në drejtimet Stomatologji dhe Farmaci.

Ndryshe këta kandidatë pardje dhe dje kanë mbajtur një protestë duke bllokuar hyrjen e Rektoratit në shenjë proteste për uljen e numrit të studentëve të pranuar në këto dy drejtime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara