​Grabitje e armatosur në një bankë në Pejë

10:53 | 5 Shkurt 2019

Një punonjëse e një banke në Pejë ka raportuar në Polici se derisa ishte në vendin e punës ka ardhur një person i dyshuar dhe i maskuar, ku nën kërcënimin e armës ia ka grabitur një shume parash dhe është larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” pasditen e djeshme.

Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara