​Gaxheri: Dikush në Kuvend ka shpenzuar 10 mijë euro në emër të deputetëve

12:41 | 21 Tetor 2015

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxheri ka kërkuar nga sekretari i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi sqarime që të tregojë se kush ka shpenzuar afër 10 mijë euro për bileta në emër të deputetëve .

Gaxheri po ashtu kërkoi llogari nga sekretari i Kuvendit të dijë pse një libër i autorit Bardhyl Mahmuti, prej 250 ekzemplarëve ka kushtuar 8 mijë euro.

Deputetja e LDK-së këto pyetje i ka bërë gjatë shqyrtimit të raportit gjashtë mujor të shpenzimeve të Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara