​ Limaj thotë se sot u kurorëzuan përpjekjet shekullore

19:25 | 14 Dhjetor 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore për nderë të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Limaj me këtë rast ka thënë se sot ishte një ditë e madhe për qytetarët e Kosovës.

Sot, sipas zv-kryeministrit Limaj nisi një kapitull i ri dhe po rrumbullakohet konsolidimi i shtetit të Kosovës.

Përpjekjet shekullore të brezave të ndryshëm, sipas Limajt, u kurorëzuan me votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.

I pari i Nismës ka falënderuar të gjithë aleatet ndërkombëtare ne krye me SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara