Zjarrfikësit e nxjerrin të gjallë qenin që e zuri dheu në Gjilan

22:15 | 23 Shtator 2020

Pjesëtarëve të forcave zjarrfikëse në Gjilan të mërkurën u doli një punë. Jo për të fikur zjarrin, por për të shpëtuar jetë.

Dikush i lajmëroi ata për një intervenim në mënyrë që të shpëtonin një qen, të cilin e kishte zënë dheu, shkruan 5 minuta shqip.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e konviktit në qytetin e Gjilanit.

Nuk dihet se si ka përfunduar qeni aty, por e rëndësishme është që forcat zjarrfikëse arritën të hapnin dheun dhe të shpëtonin qenin, i cili sapo u lirua vrapoi lirshëm nëpër oborrin e konviktit.

Një bravo e madhe ekipit të zjarrëfikësve të cilët u vunë menjëherë në lëvizje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara