Zbulohet skeleti i një dinozauri me gjatësi sa një njeri

11:01 | 6 Mars 2019

Një i afërm i sapo zbuluar i dinozaurit T. Rex rritej në shtat sa një njeri. Mbetjet e grabitqarit, të gjetura në Emery County, Utah, mbushin një boshllëk të rëndësishëm të njohurive në historinë e Tyrannosaurëve.

Eshtrat e Moros intrepidus – një emër i huazuar pjesërisht nga mitologjia greke, i cili tregon tragjedinë e pashmangshme të mënyrës se si u zhdukën përfundimisht dinozaurët.

Ky ekzemplar i përket një dinozauri të rritur i cili vdiq në moshën 7 vjeçare, 96 milion vjet më parë.

Dinozauri, nuk i kalonte lartësitë 1.8 metra dhe peshonte rreth 78 kilogramë.

Ai i pirjet familjes së tyrannosaurs, një grup që përfshin edhe T. Rex, ishin grabitqarët dominues në periudhën e vonë Kretak 15 milionë para rënies së asteroidit Chicxulub.

Në atë pikë, ata arritën 4 metra lartësi për mbi 12 metra gjatësi të skeletit dhe disa ton peshë.

Fosilet e tyrannosaurs më të vogla dhe më primitive, u gjetën në Amerikën e Veriut dhe jetuan 150 milionë vjet më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara