Vetura e Mbretëreshës Elizabeta II del në ankand

22:44 | 4 Gusht 2018

Përveç automjetit të Mbretëreshes gjendet edhe një Salon Silver Spur Sentrali “Centenary” i përdorur nga Princesha Diana.Ky koleksion pritet të kap shifrën prej 6.4 milionë dollarësh.

Në një ankand të organizuar nga Shtëpia e Ankandeve Bonhams gjendet vetura të cilën e ka përdorur Mbretëresha Elizabeta II në ceremoni shtetërore për më shumë se 40 vjet.

Përveç automjetit të Mbretëreshes gjendet edhe një Salon Silver Spur Sentrali “Centenary” i përdorur nga Princesha Diana. Ky koleksion pritet të kap shifrën prej 6.4 milionë dollarësh.
Rolls-Royce ka qenë një prodhuesi i makinave për Oborrin Mbretëror Britanik që nga viti 1950.

Përveç të lartpërmedurave, në ankand është edhe një Ferrari 250 GT Luxus 1964, i cili vlerësohet me 2 milionë dollarë (1.5 milionë euro) dhe një Bugatti Type 30.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara