Vendet që duhen vizituar më 2019, sipas Lonely Planet

16:57 | 23 Tetorë 2018

Nëse po kërkonit ndonjë vend të ri për të eksploruar, Lonely Planet ka pikërisht një zgjedhje për ju.

Top destinacioni për të vizituar më 2019 sipas kësaj reviste është Sri Lanka, transmeton portali arbresh.info.

Qyteti më i mirë është emëruar Kopenhaga dhe top rajoni Piedmonti i Italisë, i ndjekur nga The Catskills në SHBA, veriu i Perusë, Qendra e Kuqe e Australisë dhe malet e ishujt e Skocisë.

Skocia

Sri Lanka, thotë Lonely Planet, “është duke e pasur momentin e diellit ekuatorial dhe ndryshimi është duke ardhur ngadalë. Pas dekadave të konfliktit civil, ky vend është gjallëruar.

“Ka më shumë se kurrë mundësi për familje, ata që duan adrenalinën, eko-turistët, kërkuesit e mirëqenies dhe ushqime për të gjitha buxhetet”.

Peru

Në vendin e dytë për top vendet është Gjermania, për të cilin Lonely Planet thotë se do t’ju fusë në alkiminë e traditës dhe vizionit.

Gjermania

“Ka një shkallëzimi malesh, të fshehura në kështjella mesjetare, çiklizëm nëpër vende të verës si dhe ka birra në pijetore komode që ia vlen t’i shijoni”.

Catskills-SHBA

Zimbabve është futur në vendin e tretë për vitin 2019, që është quajtur vendi më i sigurtë në Afrikë, i bekuar me vendës ultra të shoqërueshëm, pesë parqe të mëdha kombëtare, lokacione arkeologjike që janë trashëgimi botërore, male si dhe natyrisht Ujëvarën Victoria.

Zimbabve

Në pjesën tjetër të top 10-shes janë Panamaja, Kirgistani, Jordania, Indonezia, Bjellorusia, Sao Tome dhe Principe si dhe Belize./Arbresh.info/

Qendra e Kuqe-Australi

Shpërndaje në rrjete sociale