Vendet më të ngrohta në botë janë…

12:45 | 6 Shkurt 2019

Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me temperatura polare dhe tanimë që edhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar ngricat, në anën tjetër një pjesë e planetit po zien nga të nxetit.

Ja cilat janë 5 vendet më të ngrohta në botë, transmeton portali arbresh.info

Lugina e Vdekjes, SHBA

Aktualisht mban rekordin për temperaturën më të nxehtë të ajrit të regjistruar ndonjëherë. Lugina e shkretëtirës arriti majat e 56.7 gradë në verën e vitit 1913, e cila me sa duket do të shtyjë kufijtë e mbijetesës njerëzore. Temperaturat mesatare sot arrijnë 47 gradë gjatë verës, dhe është vendi më i thatë në Shtetet e Bashkuara.

 

Azizyah, Libi

25 milje në jug të Tripolit, vendi është njohur për klimën më të ngrohtë. Në vitin 1922, temperaturat e regjistruara kanë arritur deri në 58 gradë. Është një ndër vendet që përjeton rregullisht temperatura të larta.

Dallol, Etiopi

Kjo fushë hidrotermale me formacionet e kriposura, burimet acide dhe serrat e gazit, ka një temperaturë mesatarë ditore maksimale prej 41 gradë, të regjistruara nga viti 1960 në 1966. Njihet si vendi me temperaturat më të larta në botë.

Tirat Zvi, Izrael

Tirat Zvi mburret me temperaturat e larta që përjeton. Në qershor të vitit 1942 temperatura arriti deri në 54 gradë.

Timbuktu, Mali

Ky qytet në skajin jugor të Saharës është i nxehtë edhe në dimër. Në janar ka arritur temperaturat deri në 30 gradë. Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë ishte 49 gradë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara