Vëllezërit befasojnë me ngjyrën e syve

11:57 | 28 Shtator 2019

Mohamed dhe Karem Selman janë vëllezërit turq, që kanë sy me ngjyra të ndryshme, shkaku i një gjendjeje të rrallë.

Fëmijët 11 dhe katërvjeçar, e kanë syrin e djathtë të kaltër, derisa të majtin ngjyrëkafe, shkaku i gjendjes së njohur si heterochromia.

Të vegjlit nga Bursa e Turqisë, kanë heterochromia të plotë, që iu ka bërë të dy sytë me ngjyra të ndryshme, për dallim nga rastet kur është e pjesshme dhe ndikon në vetëm në një pjesë të syrit.

Kjo gjendje nuk është e trashëgueshme dhe ndodhë shumë rrallë, derisa nuk shkakton problem në të shikuar, por me syrin që merr ngjyrë të kaltër mund të ketë probleme në shikim me kalimin e moshës.

Nëse ngjyra e syrit ndryshon te dikush që është i rritur, atëherë është pasojë e traumës së syrit, glaukoma apo ndonjë sëmundje tjetër.

Derisa rrallë ndodhë të kenë këtë gjendje dy familjarë, deri më tani nuk është gjetur se e kanë dy vëllezër nga të njëjtit prindër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara