Vajza më e vjetër se nëna!!! (video)

19:58 | 18 Mars 2015

Hayley Okines është një vajzë e cila ka “progeria”, një sëmundje shumë e rrallë që shkakton plakjen e shpejtë të fëmijëve.

Hayley Okines është një vajzë angleze me sëmundjen plakjes, e cila është bërë e njohur për përhapjen e vetëdijes tek njerëzit për këtë lloj të sëmundjes. Edhe pse jetëgjatësia mesatare është 13 vjet, Hayley ka mundë parashikimet e mjekëve, dhe ajo është ende gjallë dhe mirë.

Është diagnostikuar në vitin 1999, qysh kur ka qenë 2 vjeçe. Okines u lind me progeria, një sëmundje gjenetike që shkakton plakjen tetë herë më të shpejt se mesatarja e personave të shëndoshe. Ajo shpesh udhëton nga Anglia në Boston për të marrë trajtime të reja në Shtetet e Bashkuara.

Progeria (Hutchinson Gilford Progeria Syndrome) është një sëmundje shumë e rrallë gjenetike ku simptomet e plakjes manifestohen në një moshë shumë të hershme./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara