Stuhia hedh tonelata ujë mbi lumin Alpin

16:55 | 16 Qershor 2018

Krejt rastësisht është xhiruar  një stuhi e cila lëshoi tonelata ujë mbi lumin alpin.

Një prodhues amator filmash, Peter Maier, 27 vjeçar, xhiroi fenomenin e motit i njohur si ”mikroburst” i lagësht në një video me efekt të ngadalshëm derisa po qëndronte tek liqeni Millstatt në Austri, raporton RT, transmeton portali arbresh.info

27 vjeçari, i cili punon në një industri të energjisë në qytetin Basel të Zvicrës, e përshkroi stuhinë si ‘cunami nga parajsa’.

Pasi e postoi në rrjetin social ‘facebook’, tha: ”Nuk mund të planifikohet kapja e këtyre imazheve. Ishte me të vërtetë shkrepje fatlume.”

Menjëherë pas postimit, video u bë virale, duke i tërhequr 1.4 milion shikues dhe mbi 25 mijë shpërndarje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara