Sonte bota islame kremton Natën e Madhe të Beratit – kjo është kuptimi dhe rëndësia e saj

23:49 | 7 Prill 2020

Nata e Madhe e Beratit përkon në natën e 15-të të muajit Shaban, që është muaji i dytë nga tre muajt e shenjta që filluan më 19 mars.

Sipas besimit islam fjala “berat” nënkupton pastrimin nga mëkatet dhe përfitimi nga falja dhe mëshira e Perëndisë, shkruan arbresh.info.
Bëhet e ditur se Profeti Muhammed, në lidhje me madhështinë e kësaj nate ka thënë kështu:

“Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kalojeni me ibadet dhe përkushtim ndaj Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë: ‘A ka kush që pendohet sonte dhe Unë ta fali?,  A ka kush që kërkon risk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap?, A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?,  A ka kush që kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’ Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara