Si e përjetonin astrologët në Kinën e lashtë eklipsin diellor

01:22 | 9 Korrik 2017

Eklipset diellore ishin një lajm i keq për astrologët në Kinën e lashtë.

Sipas një studimi të botuar në revistën për Historinë dhe Trashëgiminë Astronomike, në Kinën e lashtë dielli konsiderohej si simbol i Perandorit, prandaj edhe eklipset e diellit u interpretuan si paralajmërim për vetë Birin e Qiellit, transmeton portali arbresh.info

Hulumtuesit që studiuan rolin e eklipseve diellore në kulturën e lashtë kineze, thanë se me rastin e eklipsit diellor, u vendosën kërkesa të vështira ndaj perandorit kinez, në një përpjekje për të zbutur zemërimin e qiellit.

“Në kohën kur ndodhte një eklips, Perandori normalisht hante vetëm ushqim vegjetarian, shmangte pallatin kryesor, kryente ritualet për të shpëtuar Diellin dhe ndonjëherë, nxirrte dekretin perandorak për të marrë fajin për vetën e tij”, thuhet në studim.

Por nuk ishte vetëm Perandori ai që kishte frikë eklipset diellore, edhe vetë astrologët ziheshin ngushtë nga ky fenomen natyror.

Gjatë eklipsit diellor më 22 tetor 2134 p.e.s, astrologëve të gjykatës Xi dhe Ho u prenë kokat me udhër të Perandorit Zhang Kang. Një vendim i tillë makabër erdhi për shkak se ata nuk e kishin parashikuar një eklips të plotë të diellit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara