Shtëpia e Mbretëreshës Elizabeth në shitje, zbuloni shumën

21:04 | 12 Qershor 2019

Shtëpia e Mbretëreshës Elizabeth e cila ndodhet në Maltë është në shitje.

Mund të duket e pabesueshme por ‘Villa Guardamangia’, ëshët në shitje për një vlerë prej 6 milion euro ose 5.3 milion paund.

Mbretëresha Elizabeth jetoi atje nga viti 1949 deri në vitin 1951 në vitet e para të martesës së saj pasi Princi Philip ishte vendosur në Maltë si oficer detar.

Mbretëresha është shprehur se ka kaluar kohë fantastike tek ajo shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara