Shokohen mjekët, zbulojnë një hapësirë bosh aty ku duhet të ishte një pjesë e trurit

22:42 | 13 Mars 2018

Një burrë i moshuar në Irlandën e Veriut kishte shkuar në emergjencë për të kërkuar ndihmë, mëqe ndiente dhimbje ne krahun e majtë dhe se kishte probleme me ekuilibrin.

Mjekët janë befasuar kur kanë zbuluar shkakun, transmeton portali arbresh.info

Ata kanë gjetur një pjesë bosh në kafkën e tij, ku duhet të ishte një pjesë e trurit.

“Menjëherë e kuptuam se kishte diçka anormale”, tha Dr Finlay Broën, një praktikant i përgjithshëm në Belfast, i cili ishte një nga mjekët në thirrje në spital gjatë asaj kohe.

Mjekët më pas kanë studiuar rastin, duke thënë se 84-vjeçari gëzonte shëndet të mirë, pasi asnjëherë nuk kishte pirë duhan, ishte i pavarur dhe bënte aktivitet fizik.

Ata kanë zbuluar rastin duke thënë se ajo kishte ndodhur për shkak të një “osteoma ethmoide”, të cilën mjekët e spjeguan si një rritje të ngadaltë të kockave në sinusin e tij, gjë e cila edhe kishte shkaktuar zbrazëtirën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale