Shkencëtari: Doktorët vranë majmunin me pamje njeriu

13:38 | 13 Prill 2019

Shkencëtari i njohur Gordon Gallup, një psikolog që studion evolucionin, thotë se në vitet 1920 është tentuar një përzierje e njeriut me shimpanzetë, por krijesa është vrarë nga doktorët të cilët i zuri paniku.

Gallup njihet për testin e famshëm të pasqyrës, që vërtetoi se gjitarët e parë, si majmunët, kishin aftësinë ta njihnin pasqyrimin e tyre, ndryshe nga kafshë të tjera.

Tani ai thotë se ish profesori i tij i universitetit i kishte treguar se shkencëtarët kishin arritur të krijonin lindjen e një shimpanzeje të përzier me njeriun, në Florida të SHBA-ve, në fillim të shekullit të shkuar.

“Ata ngjizën një shimpanze femër me spermën njerëzore, dhe shtatzënia jo vetë që u krye, por pati dhe lindje normale. Megjithatë, për shkak të kundërshtive morale dhe etike që hasën, foshnja u vra”, thotë doktori.

Shpërndaje në rrjete sociale