Shkencëtarët konfirmojnë se pas vdekjes ka jetë

11:20 | 22 Mars 2015

Vdekja është pasojë e pashmangshme e jetës, por tani shkencëtarët besojnë se mund të kenë gjetur dritën në fund të tunelit. Studimi më i madh i bërë ndonjëherë me përvojat pranë vdekjes dhe jashtë trupit ka zbuluar se, edhe pas “fikjes” totale të trurit, mund të vazhdojë të ekzistojë një lloj vetëdijeje transmeton Shekulli.

Kjo është një temë kontradiktore, e cila, deri kohët e fundit, është trajtuar me skepticizëm të madh. Mirëpo shkencëtarët në Universitetin e Southampton-it kanë shpenzuar katër vite duke studiuar më tepër se 2000 pacientë që vuanin nga arreste kardiake në 15 spitale në Britani, SHBA dhe Austri. Ata kanë gjetur se, afërsisht 40% e njerëzve që u kanë mbijetuar arresteve, kanë përshkruar një lloj “vetëdijeje” gjatë kohës që kishin pësuar vdekje klinike, para se zemrat e tyre të rifillonin punën. Madje një burrë kujton se u largua nga trupi i tij krejtësisht dhe e pa trupin e tij nga qoshja e dhomës. Përveçse ishte i pavetëdijshëm dhe “të vdekur” për tre minuta, 57-vjeçari nga Southampton i mban mend veprimet e stafit të infermierëve, me detaje dhe përshkruan edhe zhurmën e makinerive.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara