Shkenca thotë se bletët mund të mësojnë matematikë

20:51 | 8 Shkurt 2019

A keni probleme me mësimet e matematikës?

Ja një inkujarim. Pavarësisht nga truri i tyre i vogël, një studim i fundit ka gjetur se bletët mund të mësojnë artimetikën bazë.

Sipas një studimi të botuar këtë javë në Science Advances, shkencëtarët në Universitetin e Merlburnit në Australi, ka gjetur se bletët mund të mbledhin dhe të zbresin pas asnjë problem, transmeton portali arbresh.info

Ky zbulim ndihmon shkencëtarët që të kuptojnë marrëdhëniet mes madhësisë së trurit dhe fuqisë së trurit. Bletët dhe njerëzit janë ndarë nga më shumë se 400 milionë vjet evolucioni, kështuqë autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre sugjerojnë se një kuptim i avancuar i njerëzve mund të jetë më i kapshëm për kafshët, më shumë se sa mendohej.

Shumë kafshë kuptojnë numrat në një nivel bazë për detyrat themelore. Por deri tani, vetëm disa kafshë kanë demonstruar aftësinë për të shtuar dhe zbritur. Bletët bashkohen në këtë listë të shkurtër që përfshin shimpanzetë, parrots gri afrikane dhe merimangat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara