Shante burrin për lotarinë, i ndodhi ajo që s’e priste askush

23:18 | 13 Korrik 2017

Glenda Blackwell ishte lodhur nga burri i saj që humbiste para me bileta lotarie, dhe vendosi ta mërzisë atë por, në fakt vetë ajo fitoi  1 milion dollarëve, shkruan CNN.

Burri i saj i kërkoi që t’i blente disa bileta Powerball. Në vend të tyre, ajo i bleu vetëm një biletë gërvishtëse 10 dollarëshe, “Carolina Millions”.

Glenda Blackwell, lumturisht, do t’i hante fjalët që tha se “të blesh bileta lotarie është të humbësh para kot.”

“Unë kisha ndërmend t’a mërzisja dhe i bleva një biletë gërvishtëse që t’i tregoja se ato s’të japin gjë”, tha gruaja për CNN. “Shpeshherë unë irritohesha me të dhe i thosha “Ti vetëm po humb para”.

Ok, tani ajo duhet të zemërohet me të më shpesh, se bileta gërvishtëse që ajo i bleu nga inati ishte fituese e 1 milion dollarëve!

“Më duhet t’i ha tani fjalët e mia, po ishte një e ngrënë e vlefshme. Jam shumë e lumtur,” tha Blackwell.

Pasi pagoi tatimin, gruas i mbetën 415 mijë dollarë, që ajo do t’i përdorë për të blerë një shtëpi dhe disa toka, për të ndihmuar vajzat e saj dhe për të vënë ca para mënjanë për t’u paguar kolegjin edhe dy mbesave të saj.

\  bbbbb

 

Lajmet më të lexuara