Serbët e Kosovës dhe martesat e tyre me gratë shqiptare

23:06 | 21 Mars 2015

Disa gra në Hoçë të Madhe të Rahovecit flasin shqip vetëm mes vete, pra kur shkojnë te njëra tjetra.

Klan Kosova raporton e Luljeta Popoviq e Valbona Nakallamiq përveç kombësisë, e gjuhës shqipe e kanë edhe një të përbashkët tjetër.

Ato që u lindën në Shqipëri, janë të martuara me serb të Hoçës së madhe në Rahovec.

Luljeta thotë se do ia mësoj fëmijëve të dyja gjuhët.

Madje vjehrra e saj thotë se kanë shkuar në fshatin e nuses për të pyetur se kush do të martohet dhe pastaj e kanë zgjedhur atë.

Për dallim nga Luljeta, dikush këtu pas martesës e ka ndërruar edhe emrin.

Tjetra, quhej Dilore, pas martesës me mesit, e thërrasin Bojana.

Por, kjo shqiptare nuk e kënaqë me të gjitha vetitë e saja që ka vjehrrën.

Vjehrra e kësaj të fundit thotë që ajo edhe pse din serbisht nuk po flet në atë gjuhë.

E lumtur me jetën në fshatin me serb, është edhe Valbona nga Puka, e cila e mbanë me krenari mbiemrin e burrit, Nakallamiq.

E dhëndëri i Shqipërisë, Zllatko Gjuriq, i falënderohet njërës prej shqiptareve të martuara më herët në këtë fshat. Ai beson se falë ndihmës së saj, ky e takoi Dritën.

Në këtë fshat të vogël, janë nëntë gra nga vise të ndryshme të Shqipërisë, që kanë zgjedhur për bashkëshortë burra serb.

Bile, këto qifte tashmë kanë edhe trashëgimtarë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara