Selfiet mund të jenë më të rrezikshme sesa sulmi nga peshkaqenët

01:31 | 2 Korrik 2019

259 njerëz kanë vdekur në botë duke bërë selfie të “rrezikshme”, 159 kanë ndodhur në Indi.

Modelet, influencerët dhe konkretisht të gjithë personat që posedojnë telefona të mençur dhe ata që janë narcizoid, kanë bërë që rritja e selfie-s, fotografimi i vetes të rritet  jashtëzakonisht shumë, raporton “Unilad”, transmenton lajmi.net.

Fal rrjeteve sociale, medieve dhe kuptohet “selfie sticks”, njerëzit kanë tendencë që gjatë tërë kohës të fotografohen.

Sido që të jetë, mesa duket kjo mund të jetë e rrezikshme, njerëzit duke tentuar të fotografojnë vetën apo edhe vendin ku ata kanë vizituar, nuk kanë menduar për pasojat dhe rrezikun, pasi që shumë njerëz rreth botës kanë vdekur nga ky fenomen. Sipas disa statistikave gjatë 5 viteve të fundit më shumë njerëz kanë vdekur nga selfiet sesa nga ataku nga peshkaqenët.

Deri më tani, India mban rekordin e personave të vdekur nga fotografimi i vetës.

Po ashtu një fakt që vlen të përmendet është se më shumë të vdekur janë burrat nga përpjeka për të bërë selfie sesa gratë. Kjo sepse, burrat shpesh herë rrezikojnë më shumë, madje edhe kur është puna tek fotografia, që përfshihen mbytja në ujë, aksidente me makina, etj. Vdekjet tjera që ndodhin duke tentuar për të bërë fotografi janë edhe rënia nga urat e mëdha, ose në Amerikë rënia nga Kanioni i Madh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara