Sekreti i 50 cent-it që u shit për gjysmë milioni dollarë

08:24 | 19 Nëntor 2019

Një monedhe gjysmë dollarëshe e prodhuar në vitin 1838 është shitur në ankand në Baltimora, të SHBA-së, për gjysmë milioni dollarë.

Monedha është prodhuar në minierën e Nju Orlisnit në vitin 1838 dhe konsiderohet tepër e rrallë, sepse në atë kohë janë prodhuar vetëm 20 të tilla. Nga njëra anë e monedhës është portreti i një gruaje ndërsa në anën tjetër simboli kombëtar amerikan, shqiponja.

Monedha që u shit për saktësisht 504 mijë dollarë ka ndryshuar disa herë pronar përgjatë viteve para se të bëhej pjesë e shtëpisë së ankandeve “Stack’s Bowers”. Një monedhë e ngjashme me të u shit për 763 mijë dollarë në vitin 2014, ndërsa janarin e këtij viti një tjetër u shit në Florida për 444 mijë dollarë.

Shtëpia e ankandit “Stack’s Bowers” është e famshme për shitje të tilla. Në vitin 2013 arriti të shiste për 10 milionë dollarë një monedhë argjendi të prodhuar në vitin 1794.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara